Subscribe

Ndonëse nuk ka ende një udhëzim zyrtar nga Ministria, një pjesë e mësuesve I kanë porositur fëmijët në disa shkolla të Tiranës që të paraqiten në shkollë me maska.

Në këshillat e mësuesve për fëmijët mes të tjerash janë edhe këshillat për kujdes të shtuar mbi higjenen personale, larje e shpeshte e duarve, kujdes në kollitjje dhe tështimat në rastet kur janë në grup apo edhe deri tek pajisja me dezinfektant.

Port ë pyetur nga Vizion Plus, nxënës të shkollave të ndryshme kanë thënë mes të tjerash se mësuesit I kanë kërkuar që të pajisen edhe me maska, si masë e shtuar nga frika e koronovirusit.

Të kontaktuar nga Vizion Plus, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit thanë se nuk kanë publikuar ende një udhëzim për masat e kujdesit që duhen marrë në institucionet arsimore por kjo mund te ndodhe ne oret ne vijim..

Ministrja Manastirliu tha këtë të hënë se nuk është menduar mbyllja e shkollave dhe universiteteve sepse në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast me koronavirus.

Këtë të hënë gjithashtu Minstrja Besa Shahini paralajmëroi heqjen e licences për një shkollë private e cila vendosi të mbylle dy jave shkollën nga frika e koronavirusit ndonëse nuk kishte një vendim nga Ministria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *