E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Me lot në sy, Zef Deda puth muret e teatrit “Migjeni”: Qeveria po e shkatërron vendin

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Zef Deda ishte pasditen e kësaj të shtune i pranishëm mes artistëve dhe bashkëqytetarve të tij shkodranë në tubimin e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Para se të merrte fjalën, aktori mes lotëve puthi muret e teatrit “Migjeni” dhe tha se këtë tempull nuk guxojnë ta prekin siç bënë me Teatrin Kombëtar. Në një moment, Deda e cilësoi qevrinë “mafia”.

Aktori e krahasoi qeverinë me “mafian”, ndërsa i revoltuar shtoi se po e shkatërron vendin në art, kulture, shëndetësi, arsim sport, duke i detyruar edhe të rinjtë që të largohen.

“Ata luajtën në mënyrën më të tradhtare sepse po të ishim ne, ju, artistët shkodranë, po të ishte vlonjati, korçari, aty përbri tij tërë natën nuk çohen këta, nuk guxojnë. Super komunistë, super fashistë. Nuk duan kulturë, nuk duan art, s’duan që fëmijët tonë të edukohen. Ajo mafie po shkatërron këtë vend dhe e gjithë rinia jonë ka për të ikur nga këtu. Gjithë rinia jonë ka me ik prej këtu. JO! Mbajeni fëmijën aty! Ta çojmë në këmbë Teatrin. Rroftë arti!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë