Një 24-vjeçar shqiptar u prangos nga policia italiane, nën akuzën për trafik droge. Siç raportojnë mediat italiane, shtetasi me inicialet B. F. u ndalua nga efektivët për një kontroll rutinë, teksa lëvizte me makinë.

 

Por për shkak se në mjet kishte fshehur kokainë, të riun e kapi paniku dhe nisi të kërcënonte policët me vdekje. Uniformat blu kontrolluan në mënyrë të imtësishme makinën e tij, ku gjetën 75 doza kokainë, të fshehura në kapakun e ndërrimit të marsheve të mjetit.

 

Kontrollet u shtrinë edhe në banesën e shqiptarit, ku u zbuluan rreth 2 mijë euro, të dyshuara si para të vëna nga aktiviteti kriminal. 24-vjeçari ishte pa dokumentacion të rregullt në Itali.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *