E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Me kokainë në makinë, arrestohet 40 vjeçari në Durrës

Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi shpërndante lëndë narkotike Kokainë  në doza të vogla.

 

Në kuadër të operacionit “Sukthi”, shtetasi A.H., 40 vjeç është kapur me 18.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, si dhe një peshore elektronike.

 

Reklamë

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve në rrugë operative se ky shtetas merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit Kokainë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, Durrës, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë  dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar.

 

Policia në kuadër të këtij operacioni ka sekuestruar 18.5 gr lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë