Nëse jeni të dashuruar me “selfie” dhe me ekranet e mëdhej të celularëve, atëherë duhet të zgjidhni Samsung Galaxy S8.

 

Kompania ka nxjerrë specifikimet e modelit të ri krahasuar me Galaxy S7, të një viti më parë. Sikurse bëhet me dije një nga pikat më të forta të Galaxy S8 është kamera ballore, e cila ka një rezolucion 8 megapixel dhe me opsionin autofokus. Ky përmisim i ndjeshëm, duke patur parasysh se paraardhësi i tij ishte 5 MP vjen pas tendencave të fundit të përdoruesve të celularëve që janë marrosur prej kohësh me selfie. Sa i takon kameras së pasme nuk ka ndryshim të rezolucionit. Ajo është 12 MP.

 

Bashkë me rritjen e cilësisë së fotografisë Galaxy S8 ka sjellë dhe rritjen e memorjes e cila është dyfishuar në 64 GB. Kjo është një hapësirë standarde.

 

Me zmadhimin e ekranit nga 5.1 në 5.8 inch, ka dhe një rritje të madhe të numrit të pixelave me 400 më shumë.

 

Por, për të gjithë kursimtarët, këto opsione mund të jenë shumë pak, krahasuar me diferencën e madhe në cmim. Samsung Galaxy S7 kushton 475$ shumë më pak se Samsung S8 i cili në formatin e tij standard nis nga 720$.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *