E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Më keni bë si dashnore kolektive”, Rama ironizon Bashën: I kujt është Gaz ballokumja? Doktori u tremb kur erdhi Lul tsunami

Replikat në distancë mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe kreut të euroatlantikëve Lulzim Basha nuk ndalen.

Pas videos së postuar dje nga Basha në Instagram, kreu i qeverisë ka publikuar sot “Episodin 5” të zgjimit të Lulit, siç e quan ai.

Reklamë

Basha ndër të tjera, e akuzon Ramën se ka marrëveshje me Berishën, dhe për këtë aryse, Doktori tani po sulmon Bashën.

“Na nxore gjumin, te lagjja ime e vjetër. Kush është kandidat? Pëllumb Seferi mo Ram, e njeh mirë ti, ta hoqi skaplin më 2021. Ke vënë doktorin me më sulmu mu. U mërzit doktori që i sulmoj partnerin”, tha Basha dje.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Rama: E niu Lul, e ndjeu bufi plak atë që ndjeva unë kur u futa me vrap në listë të mbyllur. Sa e pashë që u zgjove. Ik thash mbyllu në listë se të shkatërroi prap Lul tsunami, siç më shkatërrove në 2015, 2017, 2019, 2021. Po që më ka marrë malli të ma këndosh prap himin aty poshtë. Le të merret bufi me ty tani, se e mori lehtë këtë punë, por kam frikë se është vonë. U ngrit era euroatlantike dhe po shkunden puplat te këneta. Ju mbyti xhelozia, më keni bërë si dashnore kolektive, ti më thua jam i doktorit, doktori thotë jam i Lul Bravës. Ore nuk e di..po ai Gaz ballokumja i kujt është? Se më parë thoje “Gazi është i imi, s’ka si Gazi im”. E mor artist, kur do të kuptojë ty këneta do jetë tharë komplet. Në fund fare mos harro, 5, numrin 5. Bashkë me Hysenin dhe Pëllumbin./vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë