E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Më jep 5 mijë dollarë”, 25-vjeçari durrsak shantazh shqiptaro-amerikanit, përfundon në qeli

Një shqiptar i lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë pre e shantazhit dhe kërcënimeve nga një i ri shqiptar, i cili i kërkonte para.

Mësohet se shqiptaro-amerikani është paraqitur rreth mesditës në Policinë e Durrësit për të denoncuar rastin.

Sipas tij, Benardo Doçi, 25 vjeç, banues po në Durrës, e ka kërcënuar vazhdimisht përmes celularit për t’i dhënë një shumë prej 5 mijë dollarësh.

Burime pranë bluve thonë se i riu durrsak e ka kërcënuar me fjalë të ndryshme nga “do të të rrah” deri te “do të të vras” nëse nuk i jepte paratë.

Reklamë

Për të shmangur situata të pakëndshme, shqiptari që ka lindur në SHBA, i ka dhënë rreth 500 dollarë Benardo Doçit dhe ka bërë denoncimin në polici.

Policia u vu menjëherë në ndjekje të të riut, i cili u arrestua në flagrancë dhe iu gjetën edhe paratë 500 euro të dhënë nga shqiptaro-amerikani B.Xh.

Ai ështtë nën akuzë për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Doçi rezulton më herët i hetuar për vepra penale të tjera./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë