Kronikë
Me jelek anti-plumb, dalin pamjet e transferimit të 32-vjeçarit që mbyti gruan e tij

Babis Anagnostopoulos, 32-vjeçari grek që pranoi dje vrasjen e grua së tij 20-vjeçare, si dhe inskenoi të gjithë krimin.
Reklamë
Me kokën ulur, me maskë të zezë dhe me jelek të bardhë anti-plumb, ai u shoqërua pasditen e sotme nga forca të shumta sigurie në zyrën e prokurorit.
I penduar për krimin, 32-vjeçari kërkuar një dënim shembullor.
Më herët, në një deklaratë për mediat, policia greke tha se patën indice që në fillim se vrasësi i 20-vjeçares ishte bashkëshorti i saj. Ky i fundit deklaronte kohë më parë, në fillim të hetimeve, se një nga grabitësit ishte shqiptar.
Hetuesit arritën të zbardhin ngjarjen përmes orës biometrike që Caroline kishte në dorë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




