Subscribe

Bashkë me ikjen e gushtit, edhe pushimet përfunduan për mijëra emigrantë.

 

Prej disa ditësh në portin e Durrësit është rritur fluksi i pasagjerëve me drejtim të porteve italiane.

 

Emigrantët shprehen të kënaqur me ndryshimet që kanë vënë re në vendin tonë, ndërsa vënë në dukje edhe problemet që kanë hasur, siç është rritja e çmimeve.

 

EMIGRANTE

 

1-Kaluam shumë mirë ama çmimet ishin shumë të shtrenjta.

 

2-në kam 30 vite që jetoj në Itali dhe çmimet mu dukën njësoj, si këtu si andej. E kuptojmë që këtë vit ka pasur shumë turistë, por kjo është shtrenjtësi e madhe.

 

Burime nga autoriteti portual Durrës thonë se gjatë javës së fundit kanë udhëtuar drejt Italisë afro 70 mijë pasagjerë dhe më shumë se 15 mijë automjete, ndërkohë që numri i pasagjerëve në hyrje tashmë ka shënuar rënie.

 

Gjithashtu autoriteti portual njoftoi se kanë qenë në punë të gjithë sportelet për të kryer përpunimin e pasagjerëve dhe automjeteve në një kohë sa më të shpejtë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *