E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Me ftesë të Trump, Rama niset sot drejt Uashingtonit

Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e sotme.

Kjo vizitë vjen me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes, i cili do të organizohet më 19 shkurt në Uashington.

Shqipëria është anëtare themeluese e Bordit me një mandat të përkohshëm prej tre vitesh.

Ky Bord i inicuar nga Presidenti Trump synon rindërtimin e Gazës dhe zgjidhjen e konflikteve në botë.

Vendi ynë do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në Uashington shefi i qeverisë pritet që të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë