E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Me dokumenta të falsifikuara në anije, pranga dy shtetasve turq

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas turq.

 

Shtetasit e arrestuar janë N.I., 31 vjeç, dhe E.A., 40 vjeç, të dy banues në Bodrum, Turqi.

 

Reklamë

Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten shtetasin E.A, ka rezultuar se është gjetur i fshehur brenda këtij mjeti lundrues shtetasi N.I, I cili sipas policisë dyshohet se po udhëtonte me dokumenta të falsifikuara.

 

Shtatasi N.I., akuzohet nga policia për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Ndërsa shtetasi E.A për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë