Arbër Çekaj ka hedhur poshtë akuzat në lidhje me sasinë prej 49 kg kokaine të fshehura në kontinierin me banane ku në pranga ra Selim Çekaj, babai tij.

 

Në seancën e apelit Arbër Çekaj ka debatuar ashpër dhe është përplasur me trupën gjykuese, duke kërkuar që babai i tij, Selim Çekaj, të lirohet nga burgu, pasi sipas tij nuk ka lidhje me drogën. Ai ka deklaruar se klanet mafioze po përfshinë familjen e tij në trafikun e lendeve narkotike, raporton Vizion Plus.

 

“Me babain ç’keni? Është profesor i nderuar. Po masakrohet e gjithë familja ime. Po na trajtoni si kulakë. Edhe brenda familjes na kanë trajtuar në mënyra të ndryshme. Herën e parë e çuan kontinierin në magazinë, ndërsa këtë herë e hapën në portin e Durrësit. Ka klan të caktuar që implikon familjen tonë.”

 

Arbër Çekaj ka dalë para Gjykatës se Apelit për të apeluar vendimin e Shkallës së Parë, ku u dënua me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane. Seanca është shtyrë pasi Çekaj ka kërkuar përjashtimin e dy anëtarëve të trupës gjykuese.

 

Ndërkohë një ditë më parë, policia arrestoi babain e tij pasi u kap me 49 kg kokainë. Sipas SPAK dyshohet se Selim Çekaj ishte një nga drejtuesit e trafikut të kokainës nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

 

Konteineri i tij ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane.

 

Pas skanimit të konteinerit, autoritetet doganore kanë kërkuar që të futej në magazinë, por Selim Çekaj nuk ka pranuar. Kjo ka bërë që autoritetet të hapin konteinerin aty ku ishte duke zbuluar kokainën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *