Policia e Korçës vuri në pranga këtë të mërkurë një 43-vjeçar. Ai u kap “mat” në lokalin e tij duke luajtur baste sportive në celular.

 

Ndaj shtetasit V. M. rëndojnë akuzat “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion të lokalit për lojëra të palejuara”.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: V. M., 43 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lagjen nr. 17, në lokalin në pronësi tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës “Samsung”, i cili përdorej nga ky shtetas për vendosjen e basteve sportive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *