Policia italiane vuri në pranga një çift italo-shqiptar këtë të enjte. Ata u arrestuan në Bologna pasi u kapën me 89 kg marijuanë në makinën e tyre të fshehur në bagazh.

 

Shqiptare është bashkëshortja 31-vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj 59 vjeç është shtetas italian. Në momentin e kontrollit, ata tentuan t’i largohen policisë, por nuk ja dolën dot.

 

Forcat e policisë ushtruan kontroll edhe në banesën e tyre, ku u gjetën edhe 22 kg të tjera marijuanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *