Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn policia

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në...

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme janë hedhur

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani?...

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Të shtëna me armë zjarri në Montreal, vriten një...

Irani nis shitjen e naftës, kushti i SHBA: Ndalohet...

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet aksi rrugor...

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por mbetet çështje...

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin

“McGonigal”/ Bogdani: SPAK të hetojë aferat e puseve të naftës, dyshime për përfshirje të oligarkëve rusë

2 Shkurt 10:27

Çështja e McGonigal vijon të sjellë akuza dhe përplasje në klasën politike të vendit.

 

Grupimi i Alibeajt do të ketë në seancën e sotme interpelancë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa njëzëri demokratët e quajnë këtë si çështje më korruptive të të gjitha kohërave.

 

Ish deputeti i PD Gert Bogdani në një intervistë për emisionin 7pa5 në Vizion Plus ka deklaruar se “McGonigal” duhet të hetohet nga drejtësia shqiptare, e cila sipas tij deri tani është “në gjumë”.

 

Sipas tij, SPAK duhet t’i “kërkojë llogari” kryeministrit se ku i gjeti paratë, për çfarë e përdori dhe sa thellë shkojnë ato në korrupsionin e zyrtarëve ndërkombëtarë.

 

“Drejtësia shqiptare fle gjumë edhe pse lajme të tilla si kjo kanë marrë hapësira në mediat botërore. Nuk besoj se duhet të vazhdojë kështu. Ka një nismë të PD për të filluar një hetim për këtë çështje.

 

Besoj dhe duhet të fillojë një hetim nga organet e drejtësisë shqipatre se ku u gjetën këto para, për çfarë u përdorën dhe sa thellë shkojnë këto para”, tha Bogdani.

 

Ish kandidati i Primareve për Bashkinë e Tiranës, më tej shtoi se Rama, duhet të kishte lajmëruar ambasadën amerikane për takimin që do të zhvillonte me ish agjentin e FBI-së, teksa shton se afera për puset e naftës duhet hetuar nëse ka fitim dhe përfshirje të rusëve në Shqipëri.

 

“Për takime të zyrytarëve të lartë, kryeministri duhet të lajmëronte ambasadën amerikane dhe është në dorë të ambasadës nëse do dërgonte një njeri apo jo. Aferat për puset e naftës që diskutohen duhen hetuar nëse ka fitime të drejtpërdrejta dhe nëse ka në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të përfshirë oligarkë rusë. Çështja në amerikë është bërë shumë politike dhe duhet të bëhet edhe në Shqipëri. Në situatën aktuale ndikimi rus duhet hetuar”, tha Bogdani.

 

Ai theksoi më tej se Rama duhet të japë llogari sot para deputetëve, ndërsa protestën e sheh si mjetin e domosdoshëm përballë këtij skandali.

 

“Interpelanca është shumë e rëndësishme dhe kryeministri duhet të jetë të jap përgjigje se duhet ti ketë kaluar grip. Një komision hetimor, pse jo. Nuk e di se sa do ishte efikas. Protesta është shumë e rëndësishme sepse është një skandal, ku korrupsioni jonë shkon përtej oqeanit dhe korrupton partnerin tonë strategjik”, tha Bogdani.

 

Sipas tij, PD është goditur padrejtësisht nga ndërkombëtarët dhe kjo ka ardhur si pasojë e korrupsionit të lartë të qeverisë shqiptare.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
bogdani Hetime Korrupsion mcgonigol SHBA SPAK

Nga e njëjta kategori

“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

më shumë...

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

më shumë...

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:35

Sherr mes disa personave në Vlorë, ndërhyn...

11:29

“Janë takuar…”/ Soni Malaj flet për herë...

11:01

Netanyahu: Ushtarët izraelitë kanë liri të plotë...

11:01

Vance: Themelet për një marrëveshje të suksesshme...

10:26

“S’të kam thënë të dua”, Indri përballet...

10:07

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka...

9:54

“Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë...

9:42

Mbyllet dita e 23-të e protestës, qytetarët...

9:40

Punët në fermë “përplasin” ish-fermerët/ Debat i...

9:31

Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi...

9:05

Përballja Indri-Vanesa, krisje miqësie dhe gjithçka tjetër...

8:56

Të shtëna me armë zjarri në Montreal,...

8:02

Irani nis shitjen e naftës, kushti i...

7:59

Reshje të dendura shiu në juglindje, bllokohet...

7:47

Gjermania për protestat: E drejtë qytetare, por...

7:11

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin...

6:55

E rëndë në Francë/ Dy të mitur...

6:50

Bisedimet në Gjenevë/ Irani: Nuk negociuam për...

6:36

Reshjet me intensitet të lartë krijojnë probleme...

5:59

Izraeli zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut...

Më të klikuarat

  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Koso...
  • “Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët:...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.