E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mbyti babanë me tel dhe u përpoq të fshihte ngjarjen, arrestohet 26-vjeçarja në Fier! E ndihmoi nëna për të zhdukur provat e krimit

Ilustrim · Vizion Plus

Një krim i rëndë në familje është zbuluar nga policia e Fierit këtë të enjte, 24 korrik.

Një 26-vjeçare, e cila mbyti babanë e saj me tel dhe u përpoq të fshihte njarjen është arrestuar.

Sipas policisë, e reja kishte kallëzuar një ditë më parë në polici se babai i saj kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër.

Por pas hetimeve, policia zbuloi se shtetasja E. R., 26 vjeçe ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast.

Policia vijon hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh