E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbytet 32 vjeçari në plazhin e Spillesë

Nje ngjarje e rende eshte regjistruar mesditen e kesaj te shtune ne plazhin e Spillese.

Policia beri te ditur se rreth orës 12.00, në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjëndje të rëndë nga disa pushues te tjere, shtetasi Julian XHani,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë.

32 vjecarit Julian Xhani, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë