E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbyllja për Bajram/ Nishani “shpërthen” ndaj Ramës: Gangsteri nuk ndalet së provokuari

Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për bllokimin e qarkullimit të qytetarëve Ditën e Bajramit.

Nishani e konsideroi një provokim nga ana e kreut të qeverisë ndaj mijëra besimtarëve që sakrifikuan përgjatë Muajit të Ramazanit.

“Gangsterri i bandës së zhvatjes, pa asnjë mbështetje ligjore, pa asnjë arsye shëndetësore, pa asnjë logjikë shoqërore, ka urdhëruar bllokimin e komunikimit dhe qarkullimit të qytetarëve Ditën e Bajramit. Qindra mijëra besimtarë sakrifikuan përgjatë Muajit të Ramazanit për të shenjuar mirësinë, paqen, respektin, bashkimin, festimin në ditën e shenjtë të Bajramit. Por Gangsterri nuk ndalet të provokojë në gjithshka e në çdo ditë shqiptarët.Tashmë që fundi politik i tij është afër, e ka veç një qëllim ! Të provokojë me çdo mjet e çdo mënyrë, që mundësisht të ikë nga pushteti si një “viktimë” e jo ashtu siç ai është. Si një Gangsterr!”

Për shkak të masave kundër koronavirusit, besimtarët myslimanë nuk do të mund të falin namazin e Fiter Bajramit në sheshe publike, siç ka ndodhur vitet e mëparshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë