Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka shpallur vendimin lidhur me mbylljen e platformës TikTok, duke vlerësuar se kjo masë ka cenuar lirinë e shprehjes.
Sipas vendimit të gjykatës, bllokimi i TikTok përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.



Në argumentimin e saj, gjykata nënvizon se kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve nuk mund të bëhet përmes një vendimi qeverie, por vetëm përmes një ligji të miratuar nga organet përkatëse.
“Mbyllja e TikTok me vendim qeverie ishte antikushtetuese. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve mund të bëhet vetëm me ligj”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
/vizionplus.tv





