E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbyllja e kufijve/ Ministria jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët në Danimarkë

Danimarka nuk do të marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi ta lenë vendin për të shkak të anulimit të fluturimet apo shkaqeve të tjera.

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme gjithashtu informon se është e pmunduar që të aplikohet për shtyrje vize afat-shkurtёr, pasi shёrbimi danez i emigracionit do tё jetё i mbyllur.

 

Reklamë

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët që ndodhen në Danimarkë, se Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën, për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez. Por, MEPJ gjithashtu bën me dije se nuk ёshtё e mundur tё aplikohet pёr shtyrje vize afat-shkurtёr pasi Shёrbimi Danez i Emigracionit do tё jetё i mbyllur.”

 

Qytetarët nuk do të mund të aplikojnë as online pranё Policisё Daneze.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë