Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me vendimin e ARRSH, për të mbyllur përfundimisht kryqëzimin e autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’.

Sipas tij, vendimi i ARRSH, është një akt i cili vetëm ka krijuar kosto për 80 mijë banorë.

Në një postim në rrjetet sociale, Korreshi ka publikuar disa foto, ku duket kaos në trafik, ndërsa i drejton edhe një thirrje të fortë ministres së Transportit.

“Zemërimi qytetar për mbylljen e rruges te pushimi i shoferit. Një akt i cili vetëm ka krijuar kosto për 80 mijë banorë. I drejtohem Ministres së Transportit të ndërhyjë menjëherë për zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate duke përfunduar mbikalimin në këtë aks. Struktura e betonit ka mbi 20 vite e pa shfrytëzuar se i mungon lidhja me rrugën. Kurseni ndonje byftek tek Nustreti e çlirojeni nga kjo barrë këtë komunitet.Hidhi sytë edhe  nga Lushnja, lëri urbanet e Tiranës të merret Lali Euri.”-shkruan Korreshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *