Sekretari për Marrëdhëniet me Mediat në PS, Alfred Peza, pas mbylljes së votimit Partinë Socialiste për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit, është shprehur se kjo ishte një ditë e rëndësishme për sistemin demokratik në vend.

 

Përmes një deklarate për mediat Peza është shprehur se në votimin e kësaj të shtune është testuar për herë të parë votimi elektronik dhe ai online.

 

“Sot ishte një ditë e rëndësishme për sistemin demokratik në vend. U testua për herë ta parë votimi elektronik dhe ai online. Nëse ka anëtarë që nuk kanë votuar ende, do të ketë mundësinë që të votojnë edhe pas orarit zyrtar”.

 

Gjithahstu në fjalën e tij ai deklaroi se 47 për qind e kandidatëve për delegatë janë gra e vajza, çka shënon tjetër arritje të PS në drejtim të zgjedhjes së delegatëve nga të dyja gjinitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *