Vetëm 45 dite nga inaugurimi, stadiumi “Loro Boriçi” ka mbyllur dyert per ndeshjet e radhës, ndërsa skuadra e Vllaznise është ajo qe do te vuaje pasojat e këtij vendimi ne superligen shqiptare, duke mos pasur mundësi te luaje përpara tifozëve te saj. Federata Shqiptare e Futbollit është detyruar te beje nje ndërhyrje ne tapetin e stadiumit, per ta kthyer ne parametrat optimale. Nuk behet fjale per shtrimin e nje tapeti te ri, por për rikupertimin e atij aktual. Tapeti i stadiumit degradoi pas vetëm 6 ndeshjeve te luajtura, tre te kombëtares, nje te Kosovës dhe dy te Vllaznise. Madje këta te fundit me vendim te FSHF, nuk do te kenë mundësinë te luajnë ne dy ndeshjet e radhës kundër Laçit dhe Teutës. Sipas punonjësve te klubit Vllaznia, tapeti u shtrua ne muajin janar, çka nuk është periudha e përshtatshme per nje gjë te tille. Gjithashtu edhe mënyra e shtrimit, nuk është ajo e duhura. Specialistet përkatës kane hedhur idenë për mbledhje bari dhe bashkimin me atë aktual, ne mënyre qe fusha e stadiumit “Loro Boriçi” te jete gati per ndeshjen e radhës se kombëtares ndaj Izraelit ne 12 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *