Mbyllet procesi i dyte zgjedhor brenda pesë javësh në Greqi.

 

Sipas Exit Polleve, Demokracia e Re del fituese në zgjedhje duke grumbulluar 42% të votave ose mbi 160 vende në Parlament, e ndjekur nga Syriza me 17.6 %, si dhe PASOK 11,5 %. Pjesëmarrja në orën 16:30 arriti në 40.77%, ndërsa në zgjedhjet e majit, përqindja ishte 48.76%, një diferencë prej 8%.

 

Pas një fitoreje bindëse më 21 maj, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetëm, Kyriakos Mitsotakis, e çoi vendin sërish në zgjedhje. Shanset e tij për të fituar një mandat të dytë¬ si kryeministër këtë radhë janë të mëdha. Ndryshimet që iu benë ligjit zgjedhor favorizojne partinë fituese me vende bonus, dhe kryeministri ne detyre shpreson të fitojë vendet e mjaftueshme për të formuar një shumicë të fortë në parlamentin me 300 deputete. Kreu i saj dhe rivali i Mitsotakis 48-vjeçari Alexis Tsipras, shërbeu si kryeministër nga viti 2015-2019, gjatë disa prej viteve më të trazuara të krizës financiare gati dhjetëvjeçare të Greqisë.

Ne 21 maj Demokracia e Re mundi kundërshtarët e saj të majtë, duke fituar bindshëm në bastionet socialiste në ishullin e Kretës dhe zonat me të ardhura më të ulëta përreth Athinës, disa prej tyre për herë të parë.

Rreth 9 parti kanë shanse reale për të fituar përfaqësim në rang kombëtar, duke filluar nga një grup ekstrem i djathtë e ultra-fetar, me rrënjë të errëta, deri tek dy parti të ndara të krahut të majtë, të themeluara nga ish-anëtarë të lartë të qeverisë së dikurshme të ‘Syriza’.
Ndërkohë 7 kandidatë shqiptar garojnë në këto zgjedhje dhe 200 mijë të tillë mund të ushtrojnë të drejtën e votes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *