Mbyllet procesi i votimit në PD për kandidatët për deputetë

Kjo e shtunë shënoi edhe përfundimin e procesit të votimit brenda Partisë Demokratike për kandidatët për deputetë. Qarku i fundit që votoi ishte Tirana, ku është votuar për 140 emra të propozuar.
Mësohet se ka nisur numërimi i votave për tu njohur me listën e kandidatëve për deputetë të votuar nga Anëtarësia e PD.
Më pas, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.
Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.




