Partia Demokratike ka njoftuar se kandidati fitues i Primareve në Bashkinë Kukës ka rezultuar Emri Vata.

 

Përmes një njoftimi për shtyp, PD bën me dije se pas numërimit të fletëve të votimit, fitues u shpall kandidati Emri Vata.

 

Kujtojmë se në këtë garë morën pjesë kandidatët  Ardian Sokol Elezi,  Emri Haxhi Vata, Gëzim Beqir Shehu, Uran Rakip Cengu, Ylber Haxhi Zeneli.

 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ndoqi sot, e diel, 27 gusht 2023,  Primaret në PD Kukës per te zgjedhur kandidatin per zgjedhjet e pjesshme per Bashkine Kukes.

 

Kandidatë në Primare ishin:

 

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

 

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.

 

Pas numerimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numurimit, fitues u shpall: z. Emri Vata.

 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kandidatit në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Kukës.”-njofton PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *