E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbyllet pa incidente të mëdha bllokimi i rrugëve nga opozita/VIDEO

Protesta e opozitës në rrugët kryesore te vendit janë mbyllur pas gati 60 minutash.

5 akset të rëndësishme të vendit në Elbasan, Milot, Fier, Durrës dhe Tiranë u bllokuan nga protestuesit e opozitës nga ora 18:00 deri në orën 19:00.

Reklamë

Një numër I madh ish deputetesh të opozitës ishin vendosur në krye te këtyre protestave ndërsa Basha ishte vetë në Milot.

Me përjashtim të një situatë tensioni mes një shoferi dhe protestuesve, tek “Dogana” në Tiranë, pjesa tjetër e protestes ka kaluar pa incidente.

Të vetmet problematike kanë qënë djegiet e gomave dhe objekteve të tjera në rrugë sidomos në Elbasan dhe Durrës.

Ndërkohe në TIranë , protestuesit dogjen edhe disa banera, nje tub dhe rrjeta të vendosura tek ish rrethrrotullimi Shqiponja që tregonin investimin që duhej të bëhej në Unazën e Re.

Vazhdo të lexosh

Reklamë