E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 42 minuta më parë
Kronikë

Mbyllet marrëveshja 1-vjeçare me Ramën/ Naftëtarët duan zgjidhje afatgjatë: 550 naftëtarë nuk dalin në pension

Marrëveshja 1-vjeçare mes naftëtarëve të Ballshit dhe kryeministrit Rama po shkon drejt përfundimit.

 

Tetori është muaji i fundit, dhe në rast se nuk gjendet një zgjidhje naftëtarët do të mbeten pa të ardhura.  Ata i bënë thirrje kreut të qeverisë që të ulet sërish me ta dhe të dialogojë për zgjidhjen e këtij ngërçi disa vjeçar.

 

Reklamë

SOKOL DAUTAJ – KREU I SINDIKATES SE NAFTETAREVE

 

Rama është shprehur se nuk do i flakë naftëtarët, shpresojmë të marrë vendimin e duhur. Ne i kemi qëndruar paktit. Vendimi jepet në fund të muajit, muajin tjetër nuk marrim pagë. Vendimi është i gjithë naftëtarëve, për çdo vit vijmë, ja kemi shprehur kabinetit që pakti nuk është zgjidhja jonë. 550 punonjës nuk dalin pension.

 

Sipas tyre e vetmja zgjidhje mbetet rivënia në punë e rafinerisë.

 

Presim sot vendimin e kryeministrit dhe premtimin që ka bërë ai në fushatë elektorale. Ne nuk tërhiqemi nga qëndresa jonë për të përfituar ato që na takojnë.

 

Në bazë të marrëveshjes së arritur me qeverinë, naftëtarët u trajtuan me një pagë prej 40 mijë lekësh çdo muaj. Negociatat mes palëve u arritën pas 44 ditësh grevë urie nga ana e punonjësve të rafinerisë së Ballshit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë