E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Mbyllet fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut mbyllet sot gara për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të dielën e 21 prillit. Në garë janë tre kandidate, të gjithë akademikë, asnjëri politikan.

 

Ata janë: Stevo Pendarovski cili mbështetet nga Social-Demokratët në pushtet; profesorja Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja e parë grua e këtij vendi e propozuar nga partia opozitare VMRO DPMNE, dhe  shqiptari Blerim Reka, ish-ambasador në Bashkimin Evropian, i cili mbështetet nga dy parti shqiptare Besa dhe Aleanca për Shqiptaret.

 

Reklamë

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave, dy emrat me më shumë vota do të shkojnë në balotazh më 5 maj, ku pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40%, në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm.

 

Në mënyrë që të zgjidhet presidenti në raundin e parë të së dielës, është e domosdoshme të votojnë mbi 50 perqind e të gjithë votuesve të regjistruar, që janë rreth  1.8 milionë vete.

 

Ndërkohë të shtunën, ditën e heshtjes zgjedhore, do të votojnë  të burgosurit të sëmurët dhe të moshuarit.

Më shumë video

Reklamë