E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

Mbyllet faza e audicioneve në AGT, nga e hëna e ardhshme nisin netët gjysmëfinale të spektaklit

Pas javësh të mbushura me emocione, surpriza dhe performanca të larmishme, faza e audicioneve të sezonit të dytë të Albania’s Got Talent kanë përfunduar zyrtarisht. Dyzet  konkurrentë kaluan në fazën e përzgjedhjeve duke marrë “po”-n vendimtare nga juria, e do të bëhen gati për netët gjysmëfinale.

Mbrëmja e së hënës mbylli një prej etapave më të rëndësishme të formatit, një rrugëtim sa i bukur aq dhe sfidues ku çdo të javë ndjeheshin emocionet e garës.

Reklamë

Nata e fundit e audicioneve përzgjedhëse startoi me zërin e ëmbël të Luna Nergutit. Muzika dhe arti ishin në fokus të kësaj puntate.  Grupi “Teuta dance studio” tundën skenën me kërcimin e tyre ndërsa Roani  i dha jetë tingujve të baterisë.

Po ashtu edhe këtë mbrëmje juria u tregua e drejtpërdrejtë me komentet e saj. Katër po-të e tyre i rrëmbyen prestigjatori Klesti Koxha , Roani me potencën e tij në skenë, apo dhe gjeniu 8-vjeçar Eidi Krasniqi.

Konkurrentët kanë hyrë tashmë në garën e vërtetë. Nata e parë gjysmëfinale do të mbahet më datë 8 dhjetor, në një puntatë e plot surpriza, nga ku do të përzgjidhen vetëm dy prej talenteve për të vijuar rrugën drejt finales së madhe./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë