Subscribe

Ka ulur siparin edicionit i 8-te i Festivalit te Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë në Pogradec. Një festival, i cili zgjati plot 7 ditë me rradhë ku u shfaqen mbi 70 filma të ndyshëm artistike, dokumetarë dhe me metrazh të shkurteër.

 

Mbrëmja e fundit rezervoi edhe çmimet të cilët shkuan për këta filma që nga filmi me i mirë, i cili i shkoi Shqipërisë, Dita zë fill e Gent Goçit dhe me pas çmimet e tjera shkuan për Bullgarinë, Slloveninë, Maqedoninë, Greqinë etj.

 

Për organizatorin e këtij festivali, Eno Milkani edhe ky vit ishte një sukses, ndërsa tha se juria ka vendosur në pavarësi të plotë dhe pa asnjë lloj ndikimi, ndërsa ka ende disa sfida tashmë për tu përmiresuar në festivalin e ardhshëm

 

Ndërsa për Presidentin e Nderit të këtij festivali Viktor Zhusti ky edicion ka qene një sukses i vërtet, kombinimi e krijimtarisë me natyren dhe turizmin Pogradecar kanë  krijuar nje atmosferë mjaft interesante dhe frymëzuese në Pogradec për këta krijues.

 

Pjesë e festivalit edhe këtë vit ishte Mish –Mash Production ku te rinj nga gjithe Ballkani prodhuan mini reportazhe per çështje të ndryshme sociale si dhuna ndaj femijëve apo edhe paqja që duhet të ekzistojë mes popujve te ndryshem. Çmimi i parë ka shkuar për Let me Hug You, një mini reportazh i krijuar nga fëmijet Kosovare dhe Serbë për të përcjellë kështu mesazhin e paqes dhe dashurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *