Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka përfunduar hetimet për dosjen e  famshme “339” apo e njohur ndryshe si dosja “Avdylaj”.

SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr.29/1, të vitit 2019 në ngarkim të 25 të arrestuarve.

Mes të pandehurve në këtë dosje penale që flet për trafikimin e gati 200 kg lëndë narkotike heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi, është vëllai i ish-deputetit të PS në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, Gjevi Ndoka si dhe vellezerit  Avdulaj.

Ata akuzohen që të gjithë për trafik droge, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, krijimin e një grupi kriminal dhe pastrimi i produkteve të veprës penale, në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *