Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria: Është për...

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit Elektrik, Policia...

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh nëntokësor të...

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes së asistuar

Dy javë pas ndarjes nga jeta të mbretit Harald...

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar...

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në SHBA, Trump:...

Mbyllet aeroporti i Mynihut, kaos për disa orë në fluturime, pas shfaqjes së dronëve të dyshimtë

3 Tetor 17:05

Dronë të dyshimtë të ngjashëm me ata në vendet e tjera europiane gjatë javëve të fundit janë shfaqur edhe në Gjermani, pranë aeroportit të Mynihut duke detyruar mbylljen e tij për disa orë.

Dhjetëra fluturime u anuluan për shkak të dronëve, duke lënë të bllokuar në terminale mijëra pasagjerë. Fluturimet rinisën mëngjesin e së premtes dhe sipas të dhënave, fluturimi i parë nga u realizua në orën 05:50.

Një zëdhënës i policisë tha për mediat se disa persona panë dronët përreth aeroportit në momente të ndryshme të enjten në mbrëmje, duke detyruar autoritetet që të ndalnin fluturimet. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të identifikuar origjinën e dronëve. Ky është rasti i fundit në një seri mbylljesh të aeroporteve së fundmi në mbarë Evropën për shkak të fluturimeve të dronëve të paidentifikuar.

Aeroportet në Danimarkë, Norvegji dhe Poloni kanë pezulluar fluturimet në disa raste për shkak të këtyre dronëve, ndërkaq Rumania dhe Estonia kanë fajësuar Rusinë për këto incidente. Në çdo rast Moska ka hedhur poshtë akuzat.

Detektimi i dronëve në Danimarkë dhe inkursioni i Moskës në Estoni dhe Poloni kanë rritur frikën se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjerohet edhe në shtete të tjera të Evropës. Gjermania është në gjendje të lartë gatishmërie, pasi javën e kaluar tha se zbuloi dronë mbi objekte ushtarake dhe industriale.

Gjatë kësaj jave, udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan në Kopenhagen për të diskutuar forcimin e mbrojtjes së bllokut dhe për të krijuar një “mur për dronët”.

Posted Under:
Bota
Tagged:
aeroporti i Mynihut fluturime Kaos Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh nëntokësor të Hezbollahut në jug të Libanit

më shumë...

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes së asistuar

më shumë...

Dy javë pas ndarjes nga jeta të mbretit Harald V, ndahet nga jeta edhe princesha Astrid

më shumë...

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në SHBA, Trump: Kjo është arsyeja pse luftojmë sot, luftojmë për të fituar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

6:22

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

6:05

Njihuni me shenjat e Horoskopit që analizojnë...

5:52

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në...

5:44

Alarmon kreu i inteligjencës britanike: 11 Shtatori...

5:41

Lajm i mirë, Gonxhja: Dea e Butrintit...

5:33

Vijon lufta me flakët në malin e...

5:13

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë,...

5:09

Rusia godet pikat e karburanteve në Kiev

4:57

Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

4:34

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.