E hënë, 23 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbyllen votimet në Serbi, cilin nxjerrin favorit sondazhet

Serbia ka patur këtë të dielë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 20:00.

Sipas sondazheve të para favoirit për të fituar zgjedhjet është presidenti aktulal i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ndërkohë politikanët shqiptarë në këto zgjedhje kanë qenë të ndarë.

Fillimisht do të numërohen votat për Parlament, më pas për krahina dhe ato lokale.

Reklamë

Këto janë zgjedhjet e pesta që janë organizuar në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë