Këtë të martë u luajtën takimet e parafundit të fazës së grupeve të Champions League. Interi ja doli të rindezë shpresën, pas fitores 2-3 që siguroi përballë Borusia Moenchengladbac, .falë edhe ndihmës së VAR-it. 5 minuta nga fundi gjermanët barazuan shifrat me sulmuesin Plea, por goli u anulua me VAR për pozicion jashtë loje. Ky ishte triumfi i parë në Champions për Interin këtë sezon.

 

Nga ana tjetër, Bayern i Munich nuk arriti të shkojë më tej se një barazim në përballjen me Atleticon e Madridit.

 

Në paqe u ndanë edhe Porto me Manchester Cityn, me rezultatin 0-0, si edhe Atalanta me Midtjylland me rezultatin 1-1. Ndërkohë, Reali i Madridit u turpërua nga Shakthari i Donetsk, i cili siguroi fitoren në shtëpi me një dopietë.

 

Salzburgu ja doli të mposhtë Lokomotivën e Moskës me rezultatin 1-3. Me fitore e mbyllën natën edhe Marseille përballë Olimpiacos, 2-1, si edhe Liverpool me Ajax, 1-0.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *