Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-deputetit të LSI, Shkëlqim Selami. Ai akuzohet për veprën penale “falsifikimi te vulave, stampave dhe formularëve”. Sipas Prokurorisë, pas plotësimit të formulari te vetedeklarimit Shkëlqim Selami ka gënjyer duke mos pasqyruar masën e ndalimit ne Itali.

 

Hetimet e prokurorisë zbuluan se ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte arrestuar në vitin 2006 ne ekzekutim te masës se sigurimit “arrest me burg”, lëshuar nga Gjykata e Brindisit. Selami akuzohej për veprën penale te “pjesëmarrjes ne organizate kriminale me qellim emigracionin klandestin”.  Por kjo masë ishte hequr në shkurt të 2007 nga e njëjta gjykatë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *