E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mbyllen hetimet për Ilir Metën, i komunikohet akuza. Ish-Presidenti: SPAK organizatë në shërbim të Ramës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për dosjen e njohur si “CEZ-DIA”, ku përfshihet gjithashtu edhe hetimi për lobimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në atë kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe pasurinë e ish-çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Ish-bashkëshortët e divorcuar së fundmi, janë nën hetim për korrupsion, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Monika Kryemadhit u njoh në mesditë me akuzat zyrtare, ndërsa Ilir Metës, komunikimi i akuzave i nisi rreth orës 14:00.

Akuzat do t’u komunikohen edhe disa personave të tjerë të përfshirë në dosje, përfshirë Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon.

Reklamë

Në ditët në vijim, SPAK pritet të dorëzojë dosjen në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila do të vendosë në seancën paraprake nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo.

Pasi u mor i pandehur për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA, Ilir Meta ka sulmuar SPAK-un nga burgu përmes një telefonate me gazetarët.

“Mezi po pres që në radhë të parë t’i uroj për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës. Por njëkohësisht edhe me task forcën e tyre për të mos vepruar kundër terroristëve elektoralë në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që ata të jenë të përjetshëm, sepse ata nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale të Edi Ramës të inceneratorit që nuk ekziston”, tha Meta.

Ndër të tjera Meta akuzon se Prokuroria e Posaçme është një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës.

Monika Kryemadhi ndodhet në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa Meta në arrest me burg, i arrestuar më 21 tetor të 2024./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë