E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mbrostar, protesta kundër impiantit të mbetjeve

Për te dytën dite, banoret e Mbrostarit në Fier kane protestuar për t’i thënë jo ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në këtë zonë. Ata kanë bllokuar për disa minuta aksin Fier-Tiranë, ndërsa janë shprehur të vendosur për të përshkallëzuar protestat. Edhe pse ende nuk është përcaktuar gjurma se ky pritet të ndërtohet impianti i përpunimit të mbetjeve, banorët e Mbrostarit kanë kërcënuar se për të penguar zbatimin e projektit, do të largojnë edhe fëmijët nga shkolla. Në mbledhjen e fundit, këshilli bashkiak, pa votat e demokratëve miratoi në parim ndërtimin e impiantit te përpunimit të mbetjeve. Tashmë ekspertë të bashkisë kanë zbritur në terren për të përcaktuar gjurmën dhe per të parë nëse plotësohen të gjitha kushtet e teknike.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video