Subscribe

Në më shumë se 3 orë, avokati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri paraqiti argumentet pse ky i fundit nuk duhet të dënohet.

Geni Gjyzari i kërkoi togave të zeza pafajsinë e Fredi Belerit ose minimumin e dënimit që parashikon vepra penale.

Mbrojtja u përqëndrua në procedura ligjore, pasi avokati pretendoi se provat, përgjimet, filmimet e Prokurorisë së Posaçme duhen shpallur të pavlefshme.

“Të gjitha veprimet e policisë janë bërë para se Prokuroria e Vlorës të kishte regjistruar procedimin penal. Dëshmia e Arsen Ramës është e pabesueshme pasi i ka ndryshuar 3 herë deklarimet. U vërtetua edhe në gjykatë se ai është paguar pasi çështja ka ardhur në SPAK. Nuk është vërtetuar se Arsen Rama është takuar me Fredi Belerin, por një person tjetër që ka dëshmuar në gjykatë dhe ka konfirmuar se është ai që shfaqet në pamje. Telefoni i gjetur në një makinë që sipas prokurorisë është i Pandeli Kokaveshit, ngre dyshime që të jetë i tij, pasi ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në momentin që është sekuestruar prova”, tha gjyzari.

Të njëjtin  qendrim avokati mbajtoi edhe pas séances kur perpara mediave ku theksoi se akuza e korrupsionit zgjedhor ndaj Fredi Belerit është politike.

“Qëllimi është mbajtja e Bashkisë së Himarës nuk është dënimi, s’kanë punë me Belerin, aty e kishin mund ta dënonin. 10 muaj burg është boll”, tha Gjyzari.

Seanca kur pritet që Gjykata e Posaçme te jape vendimin ndaj Fredi Belerit do te jete ne daten 5 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *