E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mbrojtja e Berishës në sulm, avokatët kërkojnë seancat e regjistruara të gjyqtares Irena Gjoka

Ndërsa sot në drekë pritet të jepet vendimi për masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, avokatët e tij kanë dalë me një kërkesë të re për marrje provash.

Mbrojtja kërkon audion e seancës dhe procesverbalet e seancave, për të provuar sipas tyre njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën kanë kërkuar dy herë përjashtimin nga kjo çështje.

Reklamë

Pasi shtyrjes së seancës së dytë të një dite më parë, dhe në prag të një vendimi final nga gjykata, avokatët duan të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga Gjoka,  si dhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e atyre për përjashtimin e saj nga çështja.

Seancat e kaluara për ish-kryeministrin janë shtyrë edhe me arsyetimin se avokatët e tij  kanë kërkuar më shumë kohë për t’i njohur me provat e reja, të cilat bënë që SPAK të  ashpërsojë masën e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest në shtëpi.

Reklamë

Sipas SPAK, Berisha  në kohën që ka qenë kryeministër, përmes miratimeve të  ligjeve dhe aktesh nënligjore, mundësoi përfitime direkte nga dhëndri i  tij,  Jamarbër Malltezi, me privatizimin e ish kompleksit sportiv Partizani.

Që nga dita një e kësaj çështje, Berisha i hodhi poshtë akuzat për “korrupsion pasiv” si të pabaza, duke i cilësuar si sulme politike të kryeministrit Edi Rama./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë