E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Mbrohet Henri Çili: Sistemi i drejtësisë skandaloz, nuk jam viktimë e politikës

Botuesi Henri Çili ka dalë këtë të enjte para mediave ku ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria. Ai u arretua për hetimet që vijojnë për një grup me mbi 30 të arrestuar në operacionin “Mezhgorani”.

 

Reklamë

Çili theksoi se çështja e tij nuk është politike, por lidhet me cilësinë skandaloze të drejtësisë.

 

Reklamë

Pedagogu mohoi të ketë ndërmjetësuar tek gjyqtarët për të zbutur dënimin ndaj vëllezërve Aliko, anëtarë të bandës së Lazarati, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm.

 

Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për “Fshehje të të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

 

Ai u lirua nga paraburgimi pak ditë më parë, pasi Gjykata e Përmetit caktoi masën “detyrim paraqitje”.

Më shumë video

Reklamë