Të jesh pjesë e familjes mbretërore angleze nuk është aq e lehtë sa mund të mendoni, përkundrazi të gjithë pjesëtarëve të saj i duhet të përshtaten me qëndrime dhe rregulla nga më të çuditshmet, përfshirë këtu edhe më të vegjlit si princi George dhe princesha Charlotte. Dy fëmijët e parë të çiftit aq shumë të dashur William dhe Kate, janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ndaj çdo veprim apo lajm rreth tyre nuk mund të mos shkaktojë bujë.

Edhe pse duka dhe dukesha e Cambridge janë përpjekur t’i mbajnë larg shtypit, motër e vëlla duket se nuk i shpëtojnë ‘’përndjekjes’’ së medieve të ndryshme. Në pamje të parë duken si dy fëmijë normalë, që mund të luajnë, vishen dhe hanë çfarë të duash, por ja që s’është kështu. E dini se George dhe Charlotte nuk kanë ngrënë kurrë patate të skuqura në jetën e tyre?

Pikërisht siç e lexoni, dy të vegjlit janë të ‘’detyruar’’ nga stërgjyshja Elizabeth që të hanë vetëm ushqime të shëndetshme, pa yndyrë dhe kurrë ushqime të konservuara. Por jo vetëm kaq, asnjë prej tyre nuk ka provuar akoma kekun e famshëm me çokollatë që monarkja 93 vjeçare merr me vete në çdo udhëtim.

Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, dy vogëlushët nuk janë ende mjaftueshëm të rritur për të ngrënë çokollatë dhe u duhet të kënaqen me purenë me mollë dhe dardha nga kopshti i Sandrigham Palace. Ushqimi i preferuar i George janë makaronat me djathë, salmoni me salcë borziloku dhe mish qengji me erëza. Kurse motra e tij trazovaçe, Charlotte pëlqen shumë ullinjtë jeshilë, thjerrëzat dhe ushqimet pikante njëlloj si mami Kate./LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *