E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Mbrëmje serenatash në Korçë

Serenatat e Korçës dhe Shkodrës, këngët e njohura si himn i dashurisë kanë sjellë një mbrëmje magjike në Pazarin e Vjetër të Korçës. Të bëra bashkë në një mbrëmje të vetme serenatat e dy qyteteve është vështirë ti dallosh se ku kanë lindur, por e rëndësishme është se ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kulturës sonë muzikore.

 

Serenatat e dy qyteteve e kanë bërë magjike mbrëmjen në pazarin e vjetër të Korçës ku mes zjarresh, turistë e vizitorë i janë bashkuar ritmit duke kërcyer e kënduar për orë të tëra. Muzika e ndërthurur edhe me kulinarinë e elementë të tjerë i kanë lënë shije shumë të mirë atyre që kishin zgjedhur korçën këtë fundjavë .

 

Serenatat mbeten një prej pasurive më të rëndësishme të traditës shqiptare ndërsa në pazarine vjetër të Korçës ato harmonizohen natyrshëm me karakteristikat arkitektonike të tij duke e bërë atë një cep të veçantë pushimi dhe argëtimi.

 

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video