Subscribe

Emanuela Pepkola themeluesja e Syndrom Down Albania, ka folur mbi aktivitetin e bamirësisë që do të zhvillohet nga organizata në datë 6 prill në Tiranë.

Ajo ka treguar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se qëllimi i kësaj mbrëmjeje është që të afrojë sa më shumë bamirës, individë dhe biznese që të kontribuojnë për fëmijët me aftësi ndryshe.

Fondet që do të mblidhen do të jenë buxhet i vitit të ardhshëm, i cili pritet të jetë një vit shumë sfidues.

Në vitin 2015-të, zonja e parë në atë kohë Odeta Nishani dhe ndjesë pastë Bujar Nishani, vendosën që të organizonin një mbrëmje bamirësie për fondacionin. Në atë kohë nuk ishte me bileta siç duam ta bëjmë në 6 prill, pasi rrjeti i atyre e kishte më të lehtë të mblidhte donatorët. Por edhe ne e kemi një komunitet sidomos nga biznesi, dhe më 6 prill përmes një argëtimi dhe një mundësie networking ku unë të ul Pranverën dhe dikë tjetër që nuk njohën, njerëzit apo bizneset dhe individë të kontribuojnë për blerjen e një bilete ku ne të ngremë fonde për vitin e ardhshëm. Viti i ardhshëm do të jetë më sfidues financiarisht”, u shpreh Pepkola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *