E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Rama: Reformat t’i bëjmë vetë. Meta: Duhet bashkëpunim

Në gjithë sfidat që paraqet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, më të zezën kryeministri Edi Rama sheh paaftësinë të arritur dakordësinë për çështje të cilat i përkasin zhvillimeve të brendshme të vendit.

Duke e cilësuar flagrante arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore me ndërmjetësimin e ambasadorëve, kreu i qeverisë u angazhua personalisht në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit që kjo tw jetw hera e fundit që zgjedhësit do të shohin në dyert e ambasadave përfaqësuesit politikë që nuk bien dakord për atë që është më thelbësorja, anëtarësimi i Shqipërisë në familjen evropiane.

Me theksin të dialogu edhe kur mosmarrëveshjet mes institucioneve janë të forta, Edi Rama, u shpreh i gatshëm të bisedojë me presidentin e republikës, madje në tryezën e “integrimit” kërkoi edhe prezencën e opozitës, si alternativa e nesërme qeverisëse.

Hapi i parë i dialogut në funksion të anëtarësimit duket se është hedhur pak para nisjes së mbledhjes së këshillit. Kryeministri dhe Kreu i shtetit nuk e kanë shmangur njëri tjetrin, përkundrazi ata janë përshëndetur sipas normalitetit të ri të takimit mes dy personave.

Të njëjtën gjë kërkoi edhe Ilir Meta, dialog, përmbushje dhe zbatim konkret i të gjitha kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Pas prezantimit të planit të veprimit, mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, si thelbësore për procesin pa kthim të anëtarësimit, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, renditi përmbushjen e kushteve kryesore, krijimi i Gjykatës Kushtetuese, asaj të lartë, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, ulja e numrit të azilkërkuesve dhe rishikimi i ligjit për mediat.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video