Mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe me pjesëmarrjen e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi po zhvillohet online.

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga mbledhja në rrjetin e tij social “Facebook”, ku njoftoi se javën e ardhshme do të mblidhet edhe Këshillit Europian, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

“Garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin. Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i BE për vendet e rajonit tonë në këtë reagim. Mbledhja e Këshillit Europian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *