Subscribe

Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi ka bërë të ditur se është miratuar ratifikimi I marrëveshjes Shqipëri-BE në mekanizmin e Bashkimit Europian për mbrojtjen Civile.

 

 

Pas mbledhjes së qeverisë, Peleshi theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshje që përpos përfitimit është edhe një hap integrues i SHqipërisë në BE.

 

 

“Është miratuar sot ratifkimi i marrëveshjes Shqipëri-BE për anëtarësimin e vendit tonë në mekanizmin e BE për mbrojtjen civile. Gjej momentin për të theksuar rëndësisnë e kësaj marrëveshje pasi është një hap integrues i Shqipërisë në BE.

Përmes kësaj marrëveshje do të kemi mundësinë që në rast emergjencash apo fatkeqësish natyrore të përfitojmë nga solidariteti dhe kontributi i vendeve të tjera anëtarë por edhe stafet tona t’i mbajmë më pranë avancimit teknologjik, të transferojmë dijen, trajnime, certifikime etj… Është një ngritje në nivel tjetër i reagimit të sistemit të emergjencave tona civile.”– tha ministri i Mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *