Subscribe

Kryetari i Grupit Parlamentar, Bledi Çuçi, bëri një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS-së sot.

Çuçi tha se nëse çdo gjë do të jetë gati, atëherë këtë të enjte Parlamenti do të miratojë ligjin për amnistinë. Çuçi tha se Partia Socialiste do ta çojë për rivotim amnistinë dhe se për këtë presin propozimet e opozitës.

Lexo edhe :

Related Posts

Saka Çuçi theksoi  se Partia Socialiste nuk do të tërhiqet lidhur me GJKKO-në. Ai tha se nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO.

“S’do të tërhiqemi për në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Po presim propozimet e tyre (opozitës). Kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona (opozita). Për GJKKO nuk do të tërhiqemi. Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO. Çështjet teknike do të diskutohen. E enjte e madhe? Nëse bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë. Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota”, tha Bledi Çuçi.

Prej dhjetorit 2023  kur qeveria e miratoi, projektligji për amnistinë penale mbetet i pavotuar në parlament. 84 votat për të ende nuk janë gjendur dhe shkak mbeten rezervat që politika ka për ata që duhet t’u falet barra penale apo t’u ulet masa e dënimit.

Që të dalin nga burgu apo që vitet e qëndrimit pas hekurave t’u ulen, të dënuarit do të duhet të presin që shumica socialiste dhe opozita të bashkojnë kartonat pro.

Në 4 prill është seanca e radhës parlamentare. Mbetet për tu parë nëse deri të enjten mes PS-së dhe Rithemelimit do të ketë një ujdi ku dy pikat kryesore janë: Tërheqja e PS-së nga propozimi për të dënuarit nga GJKKO dhe falja e të gjithë protestuesve pa i ndarë ata në të Lulzim Bashës dhe Sali Berishë. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *