Subscribe

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po zhvillojnë në Shkup mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive.

 

Dy vendet nënshkruan edhe disa marrëveshje, mes të cilave ajo e sigurisë si dhe bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik. Në fjalën e tij kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi se Tirana dhe Shkupi kanë bërë përparim drejt BE, pasi dikur refuzoheshin, ndërsa sot samitet e Unionit zhvillohen në kryeqytetin shqiptar.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

 

Kjo mbledhje është edhe në aspektin e përpjekjeve tona të përbashkëta për t’u bërë pjesë e BE, sepse e kemi kapërcyer hendekun e madh dhe torturues mes të qenit gati për të hapur bisedimet dhe refuzimit të vazhdueshëm nga ana e BE-së, sot të dyja vendet kanë celur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap shumë para, në 6 dhjetor do të mbahet samite i BE me Ballkanin Perëndimor.

 

Rama u ndal sërish tek Ballkani i Hapur si një mundësi e mirë bashkëpunimi në këto kohë krizash.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

 

Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes, për të kuptuar se si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe për të projektuar një të ardhme e cila të rrisë në maksimum aftësitë  e vendeve tona që të përfitojnë nga një hapësirë shumë më e madhe sesa hapësira jonë e përveçme gjeografike, kemi parë rezultate të mira nga marrëveshjet të bërë në kuadër të Ballkanit të hapur. Do vazhdojmë të jemi mbështetës të palëkundur të procesit të Berlinit, nisma pjesë të njëra tjetrës, jo si përjashtuese të njëra tjetrës.

 

 

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u shpreh se dy fqinjët sot bashkëpunojnë si partnerë të barabartë me aspiratën e anëtarësimit në UNION.

 

DIMITAR KOVAÇESKI

KRYEMINISTËR I MAQEDONISËS SË VERIUT

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë më të mira se sot. Jemi shembull si dy fqinjë mund të bashkëpunojnë dhe të tejkalojnë sfidat. Bashkëpunojmë si partner të barabartë. Ne kemi qëllime të njëjta për anëtarësim në BE.

 

Kovaçevski u ndal edhe tek plaga që prek të dyja vendet si emigrimi i të rinjve dhe kriza ekonomike, por tha se këto sfida do tejkalohen.

 

DIMITAR KOVAÇESKI

KRYEMINISTËR I MAQEDONISËS SË VERIUT

 

Me anëtarësimin në BE do sigurojmë jetë cilësore, të rinjtë të jetojnë këtu, jo në Europë por ne vendin lindjes. Si dy shtete fqinjë mund të ndihmojnë njëri tjetrin në zhvillimin ekonomik. Takimi i dytë në Shkup, avancojnë bashkëpunimi mes nesh në kohën e krizës globale, krizës ekonomike. Marrëveshjet e sotme janë një dëshmi për bashkëpunim të mirë mes dy vendeve.

 

Kjo është mbledhja e dytë e qeverive pas asaj të 2017.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *