Subscribe

Kryeminstri Avdullah Hoti ka treguar arsyet e shtyrjes së mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që ishte parashikuar të zhvillohej më  25 shtator. Në një konferencë për shtyp  Hoti tha se Kosova duhet të miratojë ligjin për paketen e rimëkëmbjes ekonomike pas dëmeve që ka shkaktuar pandemia, dhe për këtë gjë ka marrë edhe mirkuptimin e Edi Rama.

 


AVDULLAH HOTI


KRYEMINISTER I KOSOVES

 

 “Arsyetimi pse e kemi shtyrë mbledhjen e kam bërë dje, këtë e kemi bërë me kryeministrin Rama, agjendën e qeverisë e bëjë vetëm unë. Nesër është një mbledhje shumë e rëndësishme, është ndër ligjet më të rëndësishme në kuadër të pakos ekonomike nesër, duhet të jemi aty. Mbledhja është shtyrë vetëm për një javë, nuk ka asnjë çështje aq urgjente që nuk mund të spostohet”

Mbledhja e 2 qeverive me kërkesë të kryeministrit të Kosovës është parashikuar të zhvillohet më 2 tetor ne qytetin e Shkodres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *